Skandali me dizenjimin e bluzave të kombëtares, Rama beson vetëm genjeshtrën e vet

“Rama beson gjithnjë genjeshtrën e vet. Prisni kur të arrestojë, si Ismail Morinën, dizajnerin real të fanellës së kombëtares! Edi Rama është tashmë famoz për të besuar gënjeshtrat e veta. Kështu, pas vërtetimit me dokumenta të autorit të vërtetë që dezinjoi fanellën e kombëtares, Rama vazhdon dhe mbron me fanatizëm mashtrimin e tij dhe paraqet veten si dizajner dhe së shpejti dhe rrobaqepës të saj. Prej kësaj Rama nuk heq dot dorë sepse gjënë që beson më shume në këtë botë është genjeshtra e tij. Rama tani pritet ose të korruptojë dhe ti mbyllë gojën ose ti rezervojë autorit të dizajnit të fanellës fatin e Ismail Morinës, njëshit të tifozerisë botërore, të cilin Rama e arrestoi vetëm e vetëm se i hoqi Olsit autorësinë e dronit për të cilën Ramët investuan aq shumë!” shkruan Berisha në reagimin e tij. Në fakt ajo që po ndodh sot është në kufijtë e pabesueshmes. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka dalë deri edhe me një video-intervistë përballë qytetarëve të Kosovës e më pas edhe të Shqipërisë duke deklaruar se ai e ka ideuar dhe dizejnuar bluzën e kombëtares, ja ku vjen edhe përgënjeshtrimi spektakolar nga vetë kompania e dizjanit ‘Pik. Creative’. Në profilin e vet në Facebook, ‘Pik. Creative’ ka postuar edhe njëherë gjatë ditës fotot dhe skicat origjinale të momenteve të ideimit dhe më pas dizajnit përfundimtar të bluzave, që sot e gjithë ditën veshin kuqezinjtë. Për të konfirmuar edhe njëherë se është pikërisht Pik. Creative kompania që mban autorësinë e modelit të bluzës së kombëtares dhe jo Edi Rama ashtu siç deklamon vetë ky i fundit, në faqjen e kompanisë në FB, është risjellë edhe njëherë postimi që ata kanë bërë në 29 Janar të këtij vitit, kur u bë edhe prezantimi zyrtar i bluzës. Ja se çfarë shkruante asokohe Pik. Creative: “Ti Shqipëri më jep nder! Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016, ideuar dhe dizenjuar nga PIK Creative.  Fanela e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm”. Ky postim sjellë edhe njëherë me foto-fakte  të gjitha etapat nga hedhja e ideve të para në letër për modelin e bluzës e deri tek prezantimi zyrtar i saj në dyqanet Macron që ndodhen tek Ring Center. Në këtë pikë realisht lind pyetja, a ka turp kryeministri Edi Rama?!…