Kros mposhti i vetëm Irlandën

Në Botërorin e Brazilit, ai ishte një nga më të mirët e Gjermanisë, duke udhëhequr Die Manschaft drejt një suksesi të jashtëzakonshëm, por Toni Kross mesfushori i Realit të Madridit, nuk është mjaftuar me aq, sepse ai po tregohet si një lider i vërtetë në fushë edhe në këtë europian me kampionët në fuqi të Botës. Gjermania në fakt edhe pse konsiderohet si favoritja e madhe për të fituar Euro 2016-të nuk ka bindur me lojë deri tani në europianin francez. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 26-vjeçarin, statistikat e të cilit në fazën e grupeve janë me të vërtetë mbresëlënse.
Në fitoren e fundit që arriti Gjermania ndaj Irlandës së Veriut, Kroos dhuroi një performancë të shkëlqyer. Goli që zhbllokoi sfidën u shënua nga Mario Gomez, por mesfushori 26-vjeçar ishte thjeshtë fantastik në repartin e ndërmjetëm. Çdo aksion sulmues i Gjermanisë niste nga këmbët e tij, me Krossin që ishte i vetmi futbollist që kaloi shifrën e 100 pasimeve në këtë ndeshje. Plot 121 pasime të sakta nga 130 gjithsej, stastikat e 26-vjeçarit në këtë ndeshje ishin me të vërtetë të frikshme, sepse vetëm Kross dha më shumë pasime të sakta se e gjithë skuadra e Irlandës së Veriut.
Kombëtarja ishullore në këtë ndeshje edhe pse e arriti objektivin duke mos pësuar më shumë se një gol, duke u kualifikuar si nga një nga 4 skuadrat e treta më të mira, bëri në total 112 pasime të saktë nga 176 tentativa gjithsej. Vetëm fitorja me goleadë i mungoi kombëtares së pançerave në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, sepse Gjermania dominoi në çdo aspekt, me plot 650 pasime të sakta me një saktësi fantastike prej 92%.  E bukura qëndron edhe te fakti se, Manuel Neuer dha 33 pasime të sakta, 14 më shumë se i pari nga irlandezo-veriorët që ishte Steven Davis me 19 pasime.