Dempsey çon SHBA-të në gjysmëfinale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale të Copa America Centenario. Skuadra e Jurgen Klinsman fitoi 2-1 me Ekuadorin në një sfidë ku dy lojtarë, një për çdo skuadër u ndëshkuan me karton të kuq. Futbollisti që shkëlqeu në stadiumin e Siatëllit ishtë Clint Demspey, që realizoi me kokë që në minutën e 22 -të pas krosimit të Jones.
I njëjti futbollist 5 minuta më pas e detyroi portierin e Ekuadorit, Dominguez të bënte një pritje vendimtare për të mos lejuar thellimin e rezultatit. Në fund të pjesës së parë, Brad Guzan i mohoi golin Enner Valencias, duke fituar duartrokitjet e publikut vendas. Në minutën e 52, Jermaine Jones i Shteteve të Bashkuara dhe Antonio Valencia u detyruar të dilnin nga fusha me karton të kuq.
Në të 65-ën Dempsey i dha mundësinë e realizimit Zardes për golin e 2-0, finalizimin që u duk sikur e mbylli ndeshjen. Ekuadori mundi të reagonte në të 74-ën me Arroyo që shfrytëzoi krosimin e saktë të Ayovit nga një goditje standarde.
Në të 77-ën, Ekuadori humbi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, pasi në minutat e mbetura, Shtetet e Bashkuara u mbrojtën me shumë forca për të siguruar një kualifim historik në gjysmëfinale të Copa America Centenario ku me shumë mundësi do të gjejë Argjentinën e Lionel Mesit, që do të përballet në çerekfinale me Venezuelën.