Ballina Kryesore Basha-Nuland, zgjidhja për Drejtësinë dhe biseda për zgjedhjet

Basha-Nuland, zgjidhja për Drejtësinë dhe biseda për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati mbrëmë një bisedë telefonike me ndihmëssekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland. Gjatë bisedës, Basha informoi Nuland mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe në veçanti mbi propozimet e Partisë Demokratike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Basha rikonfirmoi qendrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtesisë, si dhe e njohu ndihmëssekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, z.Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare.
Biseda mes Kryetarit të opozitës, Basha dhe ndihmëssekretares së Shtetit, Viktoria Nuland vjen në një moment kur është shtruar për zgjidhje paketa për Reformën në Drejtësi dhe në një kohë kur mazhoranca ka abuzuar në maksimum me rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces. Basha e ka sqaruar edhe një natë më parë në intervistë se propozimet e bëra nga PD për Drejtësinë janë në koherencë të plotë me linjën e partnerëve ndërkombëtarë. Basha ka nënvizuar në këtë bisedë rëndësinë që ka për të pasur një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, numërimi biometrik dhe elektronik.

Exit mobile version