Basha: Garanci për mos kapje të drejtësisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se opozita kërkon garanci të forta se Reforma në Drejtësi nuk do të kapë sistemin e drejtësisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh,  Basha foli për situatën më të fundit politike në vend si dhe qendrimet e opozitës.
– Duket se ju zoti Basha keni fituar dekriminalizimin, megjithëse filloi si një shaka. Por një betejë tjetër, duket se po ju mbetet ju në derë. Kemi një britmë të madhe të mazhorancës, përfshirë edhe LSI-në për të votuar reformën dhe duket sikur kjo ju ka mbetur në derë. Ju keni thënë që ne kemi draftin tonë. Ç’do të thotë?
Beteja e dekriminalizimit s’është fitore e opozitës, por edhe e shqiptarëve. Unë, në këtë tavolinë, megjithëse për shumicën e gjërave s’jemi dakord, por në mbarë Shqipërinë s’ka shqiptarë të ndershëm t’i bashkohen politikës larg krimit. Unë kam kërkuar një koalicion për dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo s’ka nisur si shaka. Ndonjëherë mendoj përse është lënë kjo përshtypje te ju si ikonë e medias shqiptare. Unë e kam thënë që do të ndeshemi “dhëmbë për dhëmbë” dhe “sy për sy”. Pse e kam thënë këtë? Fati e ka treguar se të ecim para dhe isha i bindur që parimi do të bashkonte shqiptarët, por edhe bashkoi kundërshtarët, nën zë, por edhe me zë siç është Blushi. Në Kuvendin e PD-së, unë i shpalla kundërshtarit tim, se PD-ja me të vërtetë është larguar nga Kuvendi, por PD-ja kërkon të kthehet në Kuvend. Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë. PD-ja s’ka ecur si dele pas Reformës në Drejtësi, është e rëndësishme patjetër. Po t’i thuash shqiptarëve që është drejtësia e korruptuar. Korrupsioni në drejtësi është si pasojë e politikës. Kur e kam shpallur më 27 shtator 2014, s’e kam shpallur për të kthyer PD-në në Kuvend. Shumëkush ishte skeptik, deri para 24 orësh, ata që skontonin dekriminalizimin, besoj se kanë reflektuar. Nëse unë dha Rama biem dakord për reformën, s’do të ketë vlerë nëse nuk zbatohen. Produkti është i rëndësishëm, por edhe koha.
-Ç’doni të thoni me frazën “ne kemi draftin tonë”. Ju nuk e pranoni fare draftin e mëparshëm dhe çfarë është bërë deri tani?
Thashë draft i konsoliduar i ynë. Për dekriminalizimin është koha të lëmë cinizmin, është një ligj i mirë, nëse funksionon s’do të guxojnë njerëz të kandidojnë.Të vijmë te reforma, kur kemi qenë në qeveri e kemi shpallur kryesore. Në atë kohë, kaloi reforma e Gjykatës Administrative. Pjesë e rëndësishme e reformës, është e Gjykatës Administrative. Kjo reformë është e rëndësishme, pasi për herë të parë i jepet mundësia që të kontrollojë legjislativin. Erdhi ky koalicion dhe shpalli Reformën në Drejtësi. Ekspertët tanë janë përjashtuar nga grupi i Reformës në Drejtësi. Në veçanti për këtë draft, u tha se kemi informacione se është për të kapur drejtësinë. Më 21 dhjetor Venecia e hodhi në kosh. Mediat kanë konstatuan se ekspertët nuk arrinin të lexonin median dhe atyre u mungonte vullneti për të na përfshirë, në komision apo kudo tjetër. Bënë draftin e dytë dhe ne bëmë kundërshtimet tona. Erdhi sërish drafti nga Venecia dhe i dhanë sërish Prokurorisë të drejtë. Byronë e Hetimit, ashtu siç e ka BE-ja dhe jo siç e duan këta. Opozita ka qenë pala më e angazhuar në reformë. Nëse ka një produkt të kësaj reforme janë si pasojë e angazhimit të opozitës. Ku do të ishte Byroja nëse s’do të kishim ne këto qëndrime? Opozita ka qenë përcaktuese për ndryshimin e draftit. S’është draft i ri i joni. Janë elementët antikorrupsion. Janë dy çështje që Venecia s’ka sjellë rekomandime: çështja e vendimmarrjes dhe arkitekturës politike. Dhe ne për këto dy çështje, pasi pritëm që mazhoranca të tregonte seriozitet, ne bëmë propozime si do t’i zgjidhim. Këto s’janë kushte, por propozimet tona, si do të zgjidhen, si do të ndryshojnë Kushtetutën.
– Ju doni vendimmarrje me 2/3 dhe mazhoranca e do me 3/5.
Për ne çështja e vendimmarrjes është e mbyllur. Ne kemi zgjedhur një standard perëndimor. Por ne, hamendësojnë kapjen e drejtësisë nga mazhoranca. Ne kemi rënë dakord me 2/3.
-Është bërë si një lloj loje për ta paraqitur si një shpresë dhe kush është kundër kësaj.
Është bërë një lojë dhe është e drejtë. 6 herë e dëgjuam Ramën ne jemi për reformën, sikur ne jemi kundër reformës. Ky është investimi më madhor i Edi Ramës në këto 2 vite. Ta marrim këtë çështje me arsye. Arsyeja është kyçi i përparimit. Në kushtet që qeverinë e kemi denoncuar për afera deri në palcë, si mund që PD-ja, të mos ketë interes në një mekanizëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të pavarur që të nisin hetimet dhe gjykime për persona me pushtet. Kjo s’ka sens t’i thuash PD-së s’e do. Për PD-në një drejtësi e pakapur, do të ishte një aleat, i opozitës si institucion, për të denoncuar krimin. Strategjikisht ky është qëndrimi ynë. Shpresat tona për një reformë të vërtetë të këtij lloji kanë qenë të zbehta. Pse do të investojë Edi Rama, tutori i Rroshit, Bushit, Beqajt, Kokëdhimës apo Ilir Meta, pse do të investojnë këto dy individë një vit para zgjedhjeve, pse do të rrezikonin të kishin prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, të hetonin CEZ-in apo vjedhje në dogana? Që të hetonin skandalin Tahiri-Habilaj. Ky është interesi politik i zvarritjes së reformës. Ne kemi investuar në moskapjen e politikës, as në vendimmarrje. Jeni dakord për strukturën antikorrupsion? Për BKH-në? U kemi thënë po. Versioni për BKH-në të mos jetë në sqetullën e Tahirit. Në një demokraci ka gjithmonë opozitë. Natyrisht shpeshherë opozita ka ardhur nga një qeverisje. Opozita s’mund të jetë ish-qeverisje.

– Unë jam një nga ata që opozita ka bërë ç’është e mundur që ta shtyjë në kalendat greke reformën.
Pse s’është e vërtetë? Çfarë kërkon drafti ynë? Këta thonë për procesin e Vetingut se do të kenë 12 gjyqtarë të gjyqtarëve dhe 7 të gjyqtarëve të gjyqtarëve. Venecia u tha se një sistem është i ndërlikuar dhe është vulnerabël për kapjen nga politika. Ne e ndajmë këtë shqetësim, si sot në opozitë dhe dje, ne e dimë ç’heqim për të gjetur kandidatë, si mund të garantojmë se këta s’do të jenë të kapshëm.
Propozimi ynë është për shtim të rolit të ndërkombëtarëve. Thonë se ndërkombëtarët do të diskutojnë këtë 12 dhe 7, ne themi se kemi krijuar dy institucione, Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përmes një skeme të balancuar në BE. Këto dy trupa kanë të drejtën e verifikimit të gjyqtarëve. Testimin do e bëjë drejtpërdrejt një skuadër ndërkombëtare, atë mision të asistencës. Detaji është i rëndësishëm.

– Nëse do të bëjmë një gjë me vlera, duhet t’u themi shqiptarëve ku kemi gabuar.
Ne kemi kërkuar mbikëqyrje në zemër të sistemit. Kjo është një provë më shumë që PD-ja s’i trembet mbikëqyrjes ndërkombëtare, s’i trembet sistemit të ri, por kërkon garanci më të forta, që është kapja politike, që është presioni.

– Para se të dal te vazhdimi kam diçka në raport me audiencën, nëse Basha ha kohë me detaje mua dhe Lubonjës nuk na duhet audiencë. Njerëzit ndryshojnë telekomandën dhe humbet Basha. Pse mendoj ….
E vërteta është më e rëndësishme se audienca. Në djall shkoftë audienca se për hir të audiencës ka shkuar vendi këtu ku është…

– Dakord, prej asaj audience që keni stimuluar ju në mënyrën më të keqe…
Unë jam i modelit tjetër, e ke Kryeministër atë.

– Me reklamat shtetërore në mënyrën më të tmerrshme.
Kërkojmë falje për ato.

– Dakord, pranohet.
– Unë them se drafti i ndërkombëtarëve që duhet grisur, por unë analizoj raportin tuaj me ndërkombëtarët. Ne s’do të kishim thirrje për miratimin e reformës. Jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët.
Po ta përsëris përsëri, koha s’është më e rëndësishme sesa produkti.

– Jeni totalisht kundër.
Jo.

– Ju thoni që duam kohë, ata thonë shpejt dhe tani.
Pse merresh me josubstancën? Ne themi që produkti është i rëndësishëm për dy arsye.

– Jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët. Unë jam dakord që procesi të zgjatet, këta ju thonë tani.
Je në protokoll. S’është ajo substanca.

– Substanca është që ju jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët.
Opozita është gardiania e qeverisë. Çfarë është e rëndësishme, që të miratojmë javën e ardhshme këtë reformë, të një sistemi që është i korruptuar. Dhe në këtë mënyrë, të balsamosin Republikën e Shqipërisë këtu s’është problem as Shullazi, as Tahiri apo Kokëdhima. Korrupsioni në drejtësi është produkt i korrupsionit politik. Unë dhe partia që drejtoj, jemi pro Reformës në Drejtësi.

– Korrupsionin politik ju e keni bërë në këtë sistem.
S’është ashtu, kapja e sistemit ka pasur autorë dhe një prej autorëve është kryetari i komisionit. Venecia i dha dy herë të drejtë opozitës.

– Ndërkombëtarët thonë votojeni shpejt.
Opozitës i thua bravo se Venecia të dha të drejtë. Nëse ka një forcë politike që është koherente, është PD-ja. S’merrem me komentet e komisionerit Hahn.

– Vetë i ke thënë që janë bandë, Shullazi etj.
Banda e ka zaptuar, ky është ndryshimi. Kemi një hendek të së qartës midis të sotmes dhe të kaluarës. PS-ja s’është bandë, po PS-ja ka zaptuar një bandë dhe e detyron të sillet si bandë. Unë kam bërë zgjedhje me një anëtar dhe një votë, për kryetarët e rretheve, për të rinjtë. Unë besoj te demokracia. T’i thuash shqiptarëve që nuk funksionon demokracia është e tmerrshme. Do e zgjidhim duke e forcuar votën e lirë, duke e forcuar individin. Duke e dobësuar të fortin në politikë, në media, në banka, në rrugë.
Respekti për individin është themeli i demokracisë. Këtu individi shkelet me këmbë, sesa s’ka respekt për individin. Kulti i të fortit duhet të asgjësohet. T’i mohosh vendit opozitën është t’i mohosh vendit demokracinë. Në fakt unë ju kam ftuar publikisht, po ju ftoj dhe sot, urdhëroni kritikat se çfarë do të bëjë më mirë opozita, ka një opozitë që ndeshet dhëmbë me dhëmbë.
Marrë me shkurtime nga Ora News