Ballina Kryesore 80 milionë dollarë për zyra dhe luks qeveritar në një vit

80 milionë dollarë për zyra dhe luks qeveritar në një vit

Miliona euro që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe shkojnë për investime luksi do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë. Këtë konfirmoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me banorë të qytetit të Lezhës. Tregtarët u ankuan për taksat e larta, rënien e fuqisë blerëse dhe detyrimin që edhe pensionistët të paguajnë sigurime shoqërore që arrijnë në 600 mijë lekë në vit.
Tregtare: Sa më parë të dalësh Kryeministër. Boll na bëni premtime, na bëni rrena. Na la pa punë, pa lekë, pa asgjë.
Tregtar: Shes tash e njëzet e ca vjet. Jam pensionist, më merr sigurimet shoqërore muaj për muaj, ama i thonë 70 mijë lekë.
Basha: E sa shet ti këtu që t’i marrin sigurimet shoqërore?
Tregtar: Mu me nga një javë zero.
Tregtar: Mua për 50 lekë të vjetra të fut në burg, ata për 300-400 milionë euro e bën hero. Ndoshta i nda paret me të.
Basha: Sa po shet përditë?
Tregtare: Një derr në dy-tre ditë. S’ka lekë për Zotin!
Basha: Përpara sa ke shit?
Tregtare: Kam shit 5-6, sa të dush.
Basha: Taksat do t’i ulim.
Tregtare: Atë duam edhe ne, atë duam edhe ne.
Basha: Korrupsioni duhet luftuar. Ato qindra milionë euro që i fusin në xhep qeveritarët të kthehen në treg, të kthehen në konsum.
Tregtare: Dje janë djeg dritat e tanë pallatit e të dyqanit. Kemi pagu 200 mijë lekë të gjithë, ble kabullin e pagu elektriçistin me lekët e njerëzve.
Basha: Edhe taksa, edhe shërbim s’merrni.
Tregtar: Pata hap një firmë ndërtimi, punova 12 vjet dhe 17 familje i kam mbajt me bukë.
Basha: Në çfarë viti e ke mbyll firmën e ndërtimit?
Tregtar: Ka nja një vit, një vit e pak. Nuk shkoj më, taksa, taksa, taksa.
Basha: Po ata 17 veta që kishe në punë?
Tregtar: Pa bukë.
Farmacist: Ajo zonja ka gjithë jetën, babën e kam farmacist, ka punu gjithë jetën edhe sot nuk lidh dot kontratën sepse i thotë që duhet ta kesh farmacinë 20 metra larg qendrës shëndetësore. Ndërkohë që kjo është një farmaci që ka ekzistu. Kushti është për të lidhur rimbursimin.
Nga Lezha zoti Basha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin se ku do t’i gjejë lekët për të zbatuar programin e tij.
Basha: Me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do të rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do t’i gjeni lekët për të ulur taksat? E pra, ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi dhe ndërmarrjen “Eurofish”. Zoti Basha garantoi se qeveria e tij nesër do të jetë në krah dhe përballë biznesit. Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15% është programi fiskal i demokratëve, i cili do të mundësojë punësim me paga dinjitoze, rritje të mirëqenies dhe zhvillimit.

Exit mobile version