Manaj shënon 3 gola ndaj Romës

Do të kishte dashur që në ato momente të ishte në grumbullimin e Kombëtares në Austri, por si për të na kujtuar se është dhe ai pjesë e saj dhe madje me një të ardhme të madhe, kur në ambientet e kombetares përjetohej drama e reduktimit të listës, Rey Manaj shënonte 3 gola me të rinjtë e Interit në gjysmëfinalen e final eight përballë Romës. Protagonist absolut sulmuesi lushnjar që në minutën e 90 të takimit çoi ndeshjen në shtesë, duke fituar e më pas shndërruar në gol një njëmbëdhjetëmetërsh që çoi shifrat në 2-2.
Pjesa e parë e shtesës filloi me golin e Manajt, 19-vjeçari që debutoi me gol pas vetëm 13 sekondash me Shqipërinë këtë herë theu rekordin, pasi shënoi vetëm 9 sekonda pas vërshëllimës që niste lojën. E djathta fatale për një gol prej bomberi të serisë A, thjesht fantastik goli i 7 në 7 ndeshje me të rinjtë për Manajn.
3-2 për Interin, por dhe shtesa përfundoi në barazim me rezultatin 3-3. Manaj nuk gaboi dhe në llotarinë e 11 metërshave, duke demonstruar dhe një herë personalitet, por këtë herë fati nuk i buzëqeshi zikaltërve që humbën me rezultatin përfundimtar 9-9, me Manajn që gjithsesi bëri një tjetër paraqitje të madhe dhe tani i mbetet të gjejë dhe golin e parë në Serinë A.