Kush është Frederik Veseli që shkaktoi “polemika” në Kombëtare

Padyshim që emri që ka bërë më shumë surprizë në listën e përzgjedhur nga De Biasi është ai i Frederik Veselit. Mbrojtësi i Luganos në kampionatin helvet është një nga 23 lojtarët që do të udhëtojnë në Francë. Futbollisti 23-vjeçar nuk e ka provuar për asnjë minutë emocionet e fanellës kombëtare në kualifikueset e ‘Euro 2016’.
Ky ka qenë një sezon fantastik për Veselin, i cili ka zhvilluar shumë minuta me skuadrën e tij, Lugano që siguroi mbijetesën në superligën zvicerane, vetëm ndeshjen e fundit me një pikë më shumë sesa Zyrihu. Gjithashtu, Veseli së bashku me ekipin e tij arritën në finalen e Kupës së Zvicrës, ku u mundën nga Zyrihu i Kukelit.