Zemërim popullor ndaj Ramës nga fansat e tij në Facebook

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Ka mjaftuar një postim i Ramës dje në faqen e tij Facebook në lidhje me pretendimin e tij se çmimi i energjisë është ulur dhe zemërimi i fansave në faqen e tij nuk ka pasur të ndalur. Qytetarët e shumtë kanë postuar komentet e tyre në statusin e Kryeministrit duke thënë se ajo që tentonte të shpjegonte ai nuk kishte lidhje me realitetin shqiptar: “Z. Kryeministër nuk është krahasimi i duhur ky me Europën se jetojmë dhe paguajmë energjinë në Europë dhe na duhen rreth 50 euro për faturën mujore kur rrogën e kemi 1500 euro, ja lë në dorë administratorit të faqes tuaj të bëjë llogaritë ku kushton më pak energjia”, i shkruante një qytetare Kryeministrit.
Aleksander Karriqi: Mos përtoni zoti Kryeministër, bëni edhe një herë të njëjtën tabelë me statistikat e rrogave në Europë.
Onni Durres: Ju s’duhet t’ju komentojmë më fare, bëni ç’të doni. Merr vetëm një librezë dritash nga koha e Enverit krahasoje me rrogën e asaj kohe, merr një faturë sot e krahasoje me rrogën sot.
Lulezim Sadikaj: Të gjithë ata që kanë paguar dhe paguajnë rregullisht energjinë elektrike duket qartë që çmimi i energjisë është rritur! Heqja e fashës 300 kw është fakti i rritjes së energjisë për pjesën më të madhe të konsumatorit, 300 kw • 7.7=23.100 lekë ndërsa sot 300 kw •9.5=28.500 lekë, 28.500 lekë>23.100 lekë.
Arben Laura Myteberi: Po ç’punë kemi ne me Europën, as që mund të krahasohemi fare, që nga pagat, niveli i jetesës dhe shumë të tjera. Çmimi i energjisë duhet të jetë i përshtatshëm me nivelin e jetesës në Shqipëri, që njerëzit të arrijnë të dalin në fund të muajit me rrogat e tyre dhe që t’i mbetet diçka në xhep për ta shpenzuar diku tjetër, atëherë do të ketë pak mirëqenie.
Ledi Xibrraku: Dëgjo zoti Rama, çfarë krahason Shqipërinë me Evropën, neve shqiptarëve na mungojnë 99 lekë që të bëjmë 100.
Elsa Kosta: Pse sa merr Europa? Latë nam, tani njerëzit nuk janë më injorantë, por janë të lodhur nga politikat që bëni, ju ja keni ndjerë lezetin pushtetit, por mos harroni që mund të blini orën, por jo kohën. Zoti është i madh!
Albania Albania: Mirë, mirë për punët e tjera shihet pak dritë besoj, po jo në çmimin e energjisë, të paktën unë e llogaris me xhepin tim.
Enola Mertiri: Z. Kryeministër nuk është krahasimi i duhur ky me Europën se jetojmë dhe paguajmë energjinë në Europë dhe na duhen rreth 50 euro për faturën mujore kur rrogën e kemi 1500 euro, ja lë në dorë administratorit të faqes tuaj të bëjë llogaritë ku kushton më pak energjia.
Bob Miri: Për çfarë ulje po flet zoti Kryeministër? Në çdo muaj po na vijnë dritat nga 60-70 mijë lekë sikur kemi furrë buke në shtëpi. Dhe nëna ime që merr një pension qesharak prej 100 mijë lekë të vjetra. Pa le taksat e tjera që s’di nga t’ja fillosh.
Nadire Poci: Po pensionistave ja ke fut o Edi Rama se paguajnë energjinë dhe ti s’i jep kompesimin që i takon kur janë burrë e grua dhe burri pa punë.
Adrian Mece: Edhe 100% të ulet energjia nuk mund të gëzohesh kaq shumë sepse duam apo s’duam krahasimi bëhet me pagat, se një familje me katër vetë për bukë, ujë edhe drita harxhojnë 30% të të ardhurave mujore. Po ata që janë pa punë ose me pension të vogël?
Valbona Xhabija: Po TVSH kur do të hiqet se na e shpifi …..
Eros On Biutifull: E keni rrit si për familjarët 12 lekë si për biznesin 17 lekë.