Mourinho zyrtarizohet si trajner i Manchester United

Jose Mourinho është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United. Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madrid ka mbyllur me sukses bisedimet me drejtorin ekzekutiv të “djajve”, Ed Woodward, duke arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford”. “Speciali” firmosi kontratën në një hotel në Londër rreth orës 17:00, më kohën lokale, së të enjtes.
Portugezi ishte veshur me kostum dhe u pa ndërsa hynte në hotelin ku e prisnin zyrtarët e United dhe pasi gjithçka ishte formalizuar, Mou doli me një shishe verë në dorë. Sipas mediave britanike, Mou ka firmosur për 3 vite dhe do të përfitojë 15 milionë paund në sezon, duke e bërë njërin nga trajnerët më të paguar në botë.
“Speciali”, që ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Chelsea në dhjetor, do të zëvendësojë holandezin Louis van Gaal, i cili pati të njëjtin fat si të portugezit vetëm dy ditë, pasi fitoi trofeun e Kupës FA ndaj Crystal Palace 2-1 në “Wembley”.