“Rreshter” apo liberal, ja receta e De Biasit

Në futbollin e madh ka disa lloj trajnerësh. Debatet në prag të europianëve apo botërorëve kanë qenë gjithmone të njëjta. Por kush është receta efikase për t’u përgatitur sa më mirë në një aktivitet kaq të rëndësishëm. Të jesh strikt apo liberal? Brazili dhe Holanda sistematikisht kanë qenë më liberalët. Partneret, bashkëshortet dhe ditët e pushimit ishin të zakonshme në ditët e stërvitjes, ndërkohë që sidomos anglia e Kapelos i ngjante një karantine hermetike. Trajneri madje merrej personalisht me menutë e lojtarëve, duke evituar çdo gjë të pashëndetshme, ndërkohë që celularët, bashkëshortet dhe telefonatat ishin të ndaluara!
Shqipëria e De Biazit është një miks modelesh. Le të themi që është një karantinë moderne. Në dy javët e grumbullimit lojtarët nuk do keni mundësi të takohen me partneret apo familjarët e tyre, por disa orë në ditë kanë akses të plotë për të komunikuar nëpërmjet internetit.
Celularët janë të ndaluar rreptësisht gjatë të ushqyerit, ndërkohë që lojtarët janë ankuar në mënyrë sistematike se uarlesi nuk është në nivelet e pritshme. Shpesh numri i përdoruesve kalon fuqitë e serverit dhe kjo sjell problem. Në kompleksin e Austrisë nuk ka skuadra të tjera futbolli, por vetëm turistë që e kanë zgjedhur këtë rezidencë për relaks dhe kurim, sepse kjo është një zonë e pasur me ujëra termale.