Skandali në QSUT, të sëmurëve u jepen barna të skaduara

Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar mbi 146 mijë medikamente në vlerë 38 milionë lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1¬2 vjet
Nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, është konstatuar se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike
QSUT shpenzon rreth 45% të buxhetit të saj për blerje të barnave , kjo në vlerën e 4 miliardë lekëve por pavarësisht kësaj perceptohet një mungesë e theksuar ilaçesh ndërkohë që niveli i barnave të skaduara vijon të jetë i lartë sipas raportit të KLSH-¬së. Kjo ka të bëjë me mos planifikimin mbi nevojat reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve të cilët trajtohen në QSUT. Nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, është konstatuar se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike. Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar mbi 146 mijë medikamente në vlerë 38 milionë lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1¬2 vjet.Për vitin 2015 rezultojnë të jenë skaduar mbi 138 mijë medikamente në vlerë 10 milionë lekë. Megjithëse është konstatuar se këto barna janë blerë në sasi relativisht më të ulët, sërish kemi mospërdorim në kohë të tyre ose sasi të blera mbi nevojat nga vitet e mëparshme. Sipas raportit të KLSH-¬së kjo gjendje rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten mbi 234 mijë medikamente në vlerën 124 milionë lekë. Konstatohet ndjekje dhe monitorim jo i kujdesshëm i administrimit të barnave në këtë institucion dhe mungesë përgjegjësie institucionale me efekte negative në administrimin e fondeve për barna dhe materiale mjekësore . Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar QSUT¬në që të marrë masat e nevojshme për ristrukturimin e sistemit të administrimit dhe qarkullimit elektronik të medikamenteve brenda një kohe të arsyeshme, me qëllim identifikimin e plotë të rrugës që ato ndjekin për të arritur deri te pacienti, përdorimin me efektivitet të këtij sistemi dhe zvogëlimin e abuzimeve dhe neglizhencave gjatë përdorimit të tyre. Programimi i nevojave për barna të nisë me analizën e gjendjes së tyre. KLSH rekomandon që të hartohen kontrata për furnizime fleksibël sipas nevojave të rezultuara dhe jo të orientuara nga shpenzimi i fondeve të prokuruar.