Moviola në fushë, zgjidhja nga Fatih Terim

E kushtueshme dhe shumë e dabatuar gjatë viteve të fundit. Pas kamerave në vijën e portës për të evituar golat fantazëm, çështja më aktuale në futbollin modern është nevoja e përdorimit të moviolës në fushë, për të zgjidhur të gjithë momentet e diskutueshme. Mes gjithë diskutimeve të ngritur në teori, trajneri i Kombëtares turke, Fatih Terim ka gjetur një zgjidhje praktike. Gjatë miqësores ku Turqia u mposht 2-1 nga Anglia, tekniku veteran i kapi të gjithë në kundërkohë.
Terim mori telefonin e ndihmësit të tij, që po e ndiqte ndeshjen direkt, duke i treguar arbitrit të katërt se në golin e shënuar, sulmuesi i Tre Luanëve, Harry Kane ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Një moviolë e realizuar falë telefonit celular, pa kosto të lartë dhe që nuk i vjedh kohë futbollit të luajtur në fushë. Kjo zgjidhje i tregoi menjëherë arbitrave në fushë vendimin e gabuar.
Goli i Anglisë nuk u anulua, por Perandori mori kënaqësinë e faktit se kishte të drejtë. Për më tepër i tregoi krerëve të futbollit se zgjidhja për gabimet njerëzore të gjyqtarëve është edhe më e thjeshtë nga sa mendohet.