Mahrez, lojtari i vitit në Premier League

Mesfushori me tipare sulmuese i Leicester City, Riyad Mahrez deri më tani ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka dhënë 11 asiste në Premier League. Falë kësaj forme algjeriani po i ndihmon “Dhelprat” në rrugën drejt drejt titullit të parë kampion në histori. 26-vjeçari është votuar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, si lojtari i vitit në Premier League. Mesfushori me tipare sulmuese arriti të mposhte në këtë garë shokët e tij të skuadrës Jimy Vardy dhe N’golo Kante. Gjithashtu dhe mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, Harry Kane të Tottenhamit dhe Dimitri Payet të West Ham.
Një ëndërr e bërë realitet kjo për Mahrez, i cili vetëm 2 sezone më parë luante në kategorinë e dytë në Francë dhe tashmë është kthyer në sulmuesin më të kërkuar nga shumë klube të mëdha europiane. Çmimi si lojtari i ri më i mirë, shkoi  për Dele Alli, talent i skuadrës së Totenham, i datëlinjdes 1996. Në vitin e tij të parë mesfushori ka arritur të shënojë 10 gola dhe ka dhënë 10 asist. Jo keq për një futbollist, i cili deri sezonin e kaluar luante në ligën e dytë angleze me ekipin e Mk Dons. Përsa i përket formacionit të vitit mbizotërojnë futbollistë nga skuadra e Leicester dhe Totenham.