United, super buxhet për Mourinjon

Sëfundmi kanë qarkulluar zëra se transferimi i Jose Mourinhos në krye të stolit të Manchester United nuk do të realizohet, pasi teknikut aktual Louis Van Gal do t’i ofrohet rinovimi, por këto lajme nuk janë të vërteta, sepse në Angli të gjithë janë të sigurtë se, brenda dy javëve të ardhshme portugezi do të firmosë një kontratë me “Djajtë e kuq”, e cila do të zyrtarizohet në fund të sezonit. Drejtuesit e Manchester United kanë besim tek “Special One” dhe duket se janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë përsa i përket merkatos, në mënyrë që skuadra të rikthehet tek fitoret dhe të rivalizojë me kundërshtarë të tillë si Manchester City i Guardiolës, Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli.
300 milionë paund, është buxheti që do t’i vihet në dispozicion Mourinhos, për të transferuar në “Old Trafold”,  lojtarët që ai dëshiron të këtë në dispozicion. Në listën e trajnerit është sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç. Portugezi pëlqen gjithashtu dhe mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, sulmuesin e Barcelonës, Neymar, atë të Bayern Munich, Thomas Muller, qëndërmbrojtësin  Raphael Varane si dhe bomberin uruguian, Edinson Cavani.