Rafael Benitez nuk e sheh veten si pasuesin e Del Boskes në pankinën e Spanjës. Trajneri spanjoll është cilësuar së fundmi si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës 3 herë kampione e Europës pas Euro 2016, gjë të cilën ai e refuzoi. “Jam trajner i Njukasëll dhe dua të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Është diçka e bukur kur sheh që njerëzit të cilësojnë si kandidat për të marrë drejtimin e Spanjës, një prej ekipeve më të mira të botës. Ndihem i prekur nga ky fakt”, tha ai. Plani i Benitez është që të qendrojë tek Njukasëll edhe për shumë kohë.
Të Fundit
A ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!
Ajo që po ndodh në PD, për fatin e keq të PD, dëshmon, se të gjithë ata që sot, kërkojnë largime duke insistuar në...