Alibeaj në Divjakë: Askush nga fermerët e vegjël nuk ka marrë subvension dhe dalin e gënjejnë çdo ditë në TV pa pikën e turpit

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj takohet me fermerët dhe banorë të Divjakës.

“Pakënaqësia e krijuar nga rilindja dhe qeverisja e saj duke mashtruar cdo ditë fermerët me premtime boshe nuk vlen më për Divjakasit! Askush nga fermerët e vegjël nuk ka marrë subvension e dalin na gënjejnë çdo ditë në TV pa pikën e turpit.

Fermerët e Divjakës kanë probleme të shumta si rrugët e parcelave, me mungesën e energjisë elektrike në parcela, me konsumin e madh të karburantit dhe askush nga pushtarët nuk do tja dijë pastaj flasin për rimbursime.

Shqiptarët dhe banorët e Divjakës nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës dhe qeverisë së tij në ikje”, tha Alibeaj.

1 96

Exit mobile version