Aleati i Ramës sfidon SHBA, regjistrohet në KQZ për t’u bërë deputet

Megjithë thirrjen e Ambasadores së SHBA për të mos kandiduar për deputet, Tom Doshi ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në KQZ.

Aletati i Ramës ka sfiduar thirrjen e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kërkoi dy ditë më parë që ai të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit pasi ishte shpallur non grata në SHBA.

Mësohet se sot ai ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu bërë pjesë e garës më 25 qershor. Doshi ka kërkuar të regjistrohet në statusin e kryetarit të PSD (Partia Social Demokrate).

rama tom doshi

Exit mobile version