Barcelona humb fianlen e Superkupës, Griezmann: Jemi të katandisur dhe…

Barcelona është mundur 3:2 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club. Oscar de Marcos, Asier Villalibre dhe Inaki Williams shënuan për t’ia siguruar Athleticos trofeun e parë që prej sezonit 2015/16, të dielën në Sevillë.

Skuadra e Ronald Koeman, i cili po e kërkonte trofeun e parë me Barcelonën që prej se e mori drejtimin e skuadrës verën e kaluar, kaloi dy herë në epërsi falë golave nga Antoine Griezmann, por dështoi ta mbante.

Kur Barça u duk tashmë e mposhtur në çastet e fundit të kohës shtesë, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq pasi e goditi Villalibren dhe Koeman u pyet për referimin në përgjithësi në këtë finale.

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur, pas humbjes kundër Athletic Club në finale të Superkupës së Spanjës.

Në këtë ndeshje kapiteni Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq të dielën në Sevilla. Në çastet e fundit të kohës shtesë, Messi e goditi me duar Asier Villalibre pas një pasimi dhe duke vrapuar përpara, duke e dëshmuar zemërimin që Barça e ndjente pasi e lëshoi dy herë nga dora epërsinë në kohën e rregullt.

Griezmann shënoi dy herë për epërsinë e Barcelonës, por skuadra baske u rikthye në të dy rastet për ta barazuar rezultatin për mes Oscar de Marcos dhe Villalibre.

Iniaki Ëilliams e shënoi golin e trofeut të parë për Atheltic Club që prej vitit 2015.

“Si mendoni ju që jemi ne?” u përgjigj Griezmann kur u pyet se si u ndje Barça pas humbjes.

“Jemi të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur. Kur e humb një finale, këto janë të gjitha ndjesitë e këqija që i ke”, shtoi ai.

“Ne nuk u mbrojtëm mirë, nuk komunikuam njëri me tjetrin. Dhanë gjithçka deri në minutën e fundit dhe pastaj ndodhi çfarë ndodhi. Ne bëmë gabime në strategjinë tonë dhe për këtë duhet të punojmë gjatë javës”, theksoi ai.

Exit mobile version