Shkodra në situatë kritike! Shtëpi të izoluara nga uji, rrugë të bllokuara, 1823 ha tokë e përmbytur! Qeveria në drejtim të paditur

Shkodra po kalon një situatë kritike nga përmbytjet, ndërsa qeveria nuk ka dnënë asnjë ndihmë për banorët.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër, sipas Bashkisë së qytetit verior, ka shkruar në 1 mijë e 823 hektarë. Janë përmbytur foragjere si dhe biznese e banesa.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se, rruga e Obotit dje ishte tërësisht e pakalueshme duke bllokuar një fshat të tërë, ndërsa sot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Po ashtu është bllokuar aksi Shirgj-Darragjat në vendin e quajtur “Urrelat”’. Problematikë mbeten lumi Drin dhe Kir të cilët në disa vende po gërryejnë tokat bujqësore, kurse liqeni i Shkodrës ka rritje të nivelit të ujit.

Informacioni zyrtar i Bashkisë Shkodër

Lënda:  Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 11.01.2021,ora08.30

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha.

Tokë e pakultivuar                  526 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe      1115 Ha.
Grurë                                       95 Ha.
Bimë dekorative                      80  Ha.
Pemtore                                    7 Ha.

Njësia Administrative Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.
Tokë e pakultivuar 210 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha.
Grurë 40 Ha.

Njësia Administrative Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar  265 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 340 Ha.
Bimë dekorative 80 Ha.
Grurë 55 Ha.

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

Njësia Administrative Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Njësia Administrative Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha.
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Njësia Administrative Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
Tokë e pakultivuar 30 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njësia Administrative Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha.
Pemtore 2 Ha.

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

K R Y E T A R

Voltana  ADEMI

1 20

Exit mobile version