Berisha: Të paraqesësh vrasjen si vdekje tragjike është njëlloj si të vrasesh për së dyti viktimën

Sali BERISHA

Edvin Kristaq Xhelati flet me ne fund pas 72 oresh. Por ai foli si avokat i krimit te shemtuar policor.
Miq, pas qendrimit 5 ditor ne New York, Edvin Kristaq Xhelati foli me ne fund pas 72 oreve dhe tha:
“Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit!”
Ky eshte nje qendrim cinik dhe çnjerezor sepse:

1-siç e shikoni, Edvin Kristaq Rama i biri i te atit te vet xhelat nuk shqiptoi, as pas 72 ore pas vrasjes shteterore te te riut 25 vjeçar Klodian Rasha, nje fjale te vetme ngushellimi per prinderit, vellezerit, motren, te fejuaren dhe familjaret e tjere te Klodianit.

2- Edvini refuzon te flas per vrasjen e Klodianit nga dora e zeze e vrasesit te paguar me uniforme por per te mbrojtur vrasesin ai ben fjale per vdekje tragjike sikur Klodianin ta kishte shtypur me makine apo goditur pa dashje vrasesi i tij, i cili e qelloi pabesisht pas shpine ne distance 4 m me dy plumba, nje ne koke, qe kerkojne ta fshehin, dhe nje tjeter ne shpatull qe i çpoi aorten.

3- Duke cilesuar vdekje tragjike vrasjen pas shpine me dy plumba ne distance 4 metra ne pragun e shtepise te Klodian Rashes Edvini deshmon se ai vet qendron prapa te gjithe pepjekjeve per te kthyer vrasjen e mirefillte dhe me vetedije ne vdekje tragjike duke porositur lajme te rreme ne komunikatat e policise,ne mediat e tij te Arben dhe Karlo Malavites Ymer Çorapes e tualetin e Kol Balles etj sipas te cilave Klodiani i drejtoj tyten e revoles vrasesit me uniforme, apo se viktima ishte me precedent penal apo se kishte arme dhe se ai u godit nga vetem nje plumb.

Nderkohe qe viktima nuk kishte arme dhe revolja e hedhur nga vet kriminelet qe u gjet 200 m nga vend ngjarja ishte hedhur nga kriminelet dhe nuk kishte asnje lidhje me viktimen, e cila nuk e kishte kercenuar vrasesin, Klodi ishte qelluar jo me nje por me dy plumba nga vrasesi i tij qe mbron Edvin Kristaq Xhelati.

Te paraqesesh vrasjen si vdekje tragjike eshte njelloj si te vrasesh per se dyti viktimen.
Duke perfunduar denoj me forcen me te madhe qendrimin çnjerezor dhe cinik te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj ketij krimit te shemtuar qe ka tronditur thelle shoqerine shqiptare.

Exit mobile version