Basha me banorët e Ndroqit: Fermerët janë lënë komplet jashtë vëmendjes. Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje për 7 vite me radhë

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me banorët e fshatit Kalaç të njesisë administrative të Ndroqit, pranë Tiranës. Kreu i opozitës, Basha ka biseduar me banorët e zonës për problemet e tyre, vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike. Basha i është drejtuar qytetarëve në të gjithë vendin sërish me një anë të një video ku e shpalos vetë situatën.

“Ju përshëndes nga fshati Kalaç i Ndroqit. Më është dashur të paktën dhjetë minuta për të ardhur nga rruga automobilistike këtu, sepse rruga është për faqe të zezë.  Këtu jemi me zonjën Nevrije, në një arë të mbjellë nga familja e saj, nga ajo dhe vajza e saj Ana. E kanë mbjellë me domate, një nga domatet më të preferuara për të gjtihë shqiptarët, edhe për mua, që quhet “zemërkau”. Është akoma jeshile siç e shikoni. E kanë mbjellë në mars dhe presin ta vjelin në korrik.

Sot ndodhem në këtë fshat dhe do të jem edhe në disa fshatra të tjera për të bisedua për gjendjen në të cilën ndodhen. Nuk ka asnjë surprizë pozitive. Sepse si këtu si në çdo fshat tjetër në Shqipëri, situate paraqitet jashtëzakonisht e vështirë.

Fermerët që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit janë lënë komplet jashtë vëmendjes. Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe për 7 vite me radhë, shumica e fermerëve as e kanë dëgjuar “subvencionin”, jo më ta marrin atë.

Nga ora 5 e mëngjesit kultivojnë prodhime sipas zonës dhe kur vjen puna nuk kanë asnjë garanci ta nxjerrin në treg apo të lajnë koston e prodhimit, jo më të punës.

E tillë është situate këtu në Kalaç të Ndroqit ku jemi maksimumi 3 km në vijë ajrore larg nga kryeqytetit”, shprehet Basha.

Exit mobile version