“15 mijë ish minatorë me pension pleqërie 20-25 mijë lek të reja”, Alfrida Marku: Miratimi i Statusit të Minatorit është i domosdoshëm

Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, ka reaguar sësrish për trajtimin e padrejtë që u bëhet minatorëve tash e 34 vite. Me anë të një statusi në Facebook, Marku shprehet se sot mbi 15 mijë ish minazorë marrin mesatarisht një pension prej 20-25 mijë lekë të reja që nuk mjaftojnë as për ilaçe.

Ajo më tej thotë se janë me qindra minatorë të tjerë që punojnë pa siguracion për subjekte që duan të shmangin shpenzimet e tepërta. Miratimi i statusit të minatorit, sipas saj, është masë që do rehabilitonte punëtorët e nëntokës.

Postimi i plotë:

Trajtimi i punëtorëve të nëntokës, minatorëve, është një ndër dështimet e kësaj qeverisje, ashtu sikurse është edhe një ndër gabimet e përgjegjësitë më të mëdha të secilës qeveri në 34 vite.

Mijëra metra në nëntokë duke rrezikuar jetën, kushte tejet të vështira dhe mungesa e sigurisë në punë, me paga nën minimale e shpesh duke iu mohuar edhe vjetërsinë e punës, të keqpaguar në skemën e pensioneve, me sëmundjet e pashmangshme profesionale. Të vuajtur në rini, të varfër e të harruar në moshën e pensionit: ky është realiteti i trishtë i minatorëve në vendin tonë.

Mbi 15 mijë ish minatorë, trajtohen sot me pension pleqërie mesatarisht 20-25 mijë lek të reja, i pamjaftueshëm edhe për ilacet.

Mbi 2500 punëtorë të nëntokës janë të regjistruar sot në skemën e sigurimeve shoqërore si kontribues, ndërkohë qindra të tjerë punojnë por subjektet nuk i regjistrojnë, për të shmangur shpenzimet.

Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT, për të cilin minatorët me të drejtë protestojnë prej vitesh, garantimi i kushteve e sigurisë në punë, rishikimi i pagës dhe pensioneve, trajtim shëndetësor, trajtim i vecante i familjes dhe fëmijëve të minatorëve që aksidentohen në punë, verifikimi i të gjithë subjekteve që shfrytëzojnë minierat, janë masa që do të rehabilitonin gjendjen tejet të vështirë në të cilën ndodhen PUNETORËT E NENTOKËS.

Exit mobile version